LAJMI I FUNDIT:

Tevide Imeri pranon detyrën e kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Tevide Imeri pranon detyrën e kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Tevide Imeri këtë të mërkurë zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

FSSHK-ja njofton përmes një komunikate për media se pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në prezencë të Komisionit, i cili ka verifikuar dokumentacionin të cilin ia kanë dorëzuar kryetares Imeri.


“Sot me datë 04.05.2022 në Zyrën Qendrore të FSSHK-së është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Kryetares në prezencë të Komisionit për pranim dorëzimin e detyrës zyrtare i cili Komision ka verifikuar dokumentacionin të cilin edhe ia kanë dorëzuar Kryetares znj. Tevide Imeri”, thuhet në njoftimin për media.

Tevide Imeri zgjidhet kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësië
Lexo po ashtu Tevide Imeri zgjidhet kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësië

Tutje bëhet e ditur se Imeri pas marrjes së detyrës zyrtarisht është zotuar se do të përmbush të gjitha premtimet e dhëna para anëtarësisë së gjerë dhe si aktivitet të parë ka përcaktuar takimin me partnerin social, Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nga java e ardhshme Kryetarja do të fillojë një seri takimesh me të gjithë krerët relevant në shëndetësi dhe me anëtarësinë e gjerë të FSSHK”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori