LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Suksesi në integrimet evropiane do ta përshpejtojë rritjen e ekonomisë

Tevdovski: Suksesi në integrimet evropiane do ta përshpejtojë rritjen e ekonomisë

Duke u afruar drejt NATO-s dhe BE-së mund të pritet përshpejtimi i rritjes ekonomike, ndërsa integrimet euroatlantike do të sigurojnë mundësi për rritje më të madhe nga ajo që është e projektuar për këtë vit.

Këtë e ceki ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për AIM ku thuhet se ekonomia e Maqedonisë lëviz në drejtim pozitiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga BE-ja sigurisht se kemi përfitime të mëdha, sepse praktikisht kemi grande që na ndihmojnë diçka që është e nevojshme si autostradat apo infrastrukturë tjetër, stacione të trajtimit të ujit etj. Përafrimi në BE sigurisht do të thotë edhe vendosje të rendit, rregullim, standarde në të gjitha fushat”, thotë ministri Tevdovski.


Ai shton se për NATO-n nuk ka dyshime se është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe kështu NATO është garanci për sigurinë dhe për investitorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Secili investitor kur planifikon ku do të investojë ai mendon së pari aty ku është më sigurt, ndërsa NATO është garanci për siguri. Nga këto arsye, vendet e rajonit të cilët hynë në NATO para neve kishin efekte ekonomi. Kanali i parë janë investimet e huaja. Nëse shohin Malin e Zi para dhe pas hyrjes në NATO dyfish janë zmadhuar. Përafërsisht e njëjtë është situata në Shqipëri dhe Bullgari, ku më shumë se dyfish janë investimet e huaja, diku deri në 9% nga BPV të 19.6% nga BPV”, thekson ministri Dragan Tevdovski.

Ai shton se nëse shikohen edhe investimet bruto në vendet që janë bërë pjesë e NATO-s në vitin 2004 ka rritje serioze nga 25% deri në 31% të BVP-së.

“E gjithë kjo lëviz ekonominë. Për shembull në Bullgari për pesë vite para hyrjes në NATO është dyfishuar rritje e ekonomisë dhe kjo është e logjikshme. Investitorët duan të investojnë atje ku ka siguri dhe kjo është më e rëndësishme se faktorët tjerë që janë tatimet, kushtet për udhëheqje të biznesit. Investimet do të thonë se ata do të ndërtojnë kapacitetet të reja prodhuese që investojnë në mjete, hapin vende të punës që do të thotë se njerëzit kanë punë, marrin paga. Këto janë efekte që pritet të ndodhin edhe në Maqedoni”, cekën ministrin i Financave Dragan Tevdovski./Telegraif/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori