LAJMI I FUNDIT:

Teuta Rugova thotë se nuk do të veprojë kundër qëndrimeve të LDK-së

Teuta Rugova thotë se nuk do të veprojë kundër qëndrimeve të LDK-së

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është keqkuptuar deklarata e saj e mëparshme lidhur me mbështetjen apo jo për votimin e kandidatit të PAN-it, Ramush Haradinajt për kryeministër.

Ajo ka theksuar se nuk do të veprojë asnjëherë jashtë qëndrimit të LDK-së.


“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, (sic.) ka shkruar ajo. /Telegrafi/