Tetovë, sanksionohen 27 shoferë të cilët vozisnin nën ndikimin e alkoolit

Policia në Tetovë, gjatë fundjavës në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00, ndërmori aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin nën ndikimin e alkoolit.
Është konstatuar se nën ndikimin e alkoolit ishin 27 persona të cilët në mënyrë këshilluese janë sanksionuar, ndërsa të njëjtëve përkohësisht iu është marrë patenta e shoferit.
Nga MPB thonë janë zbuluar edhe 36 shkelje tjera të rregullave në komunikacion, ndaj të cilëve është dhënë vërejtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































