LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, Jugohromi dështon në vendosjen e filtrave

Tetovë, Jugohromi dështon në vendosjen e filtrave

Ka dështuar edhe këtë vit vënia e filtrave të Kombinatit Jugohrom. Drejtori i kombinatit, Vasko Skenderoski, fajin për ndërprerjen e punëve e hedh tek Qeveria. Ai gjatë një prononcimi për Alsat deklaroi se Kombinati nuk është në gjendje të vazhdoj punët rreth vendosjes së filtrave derisa qeveria nuk përmbush premtimin dhe të lëshoj mjetet e parapara për këtë qëllim dhe që kapin shumën prej 1.5 milion eurove, njofton Alsat.

“Në mbledhjen që dje realizuam me Qeverinë na u premtua sërish se brenda tre javësh mjetet do të lëshohen që të mund të vazhdojë puna. Punët për momentin janë ndërprerë shkaku se Firma jonë ka kryer investimin prej 1 milion euro dhe se pjesa tjetër sipas marrëveshjes, duhet të lëshohet nga Qeveria”, deklaroi Vasko Skenderoski, drejtor i kombinatit Jugohrom.

Nga ana tjetër, Sindikata e Punëtorëve të Jugohromit ka paralajmëruar protestë para Qeverisë, nëse edhe kësaj radhe nuk mbajnë premtimin për kredinë.


“Punët janë ndërprerë shkaku i mjeteve financiare. Qeveria rri si e shurdhër. Tani ku janë pengesat nuk e di. Është momenti i fundit të deklarohen, do e japin kredinë apo jo. Unë në kërkesën që bëra vendosa ca kushte që patjetër tu përmbahemi atyre, pra nëse nuk caktojnë takim do informojmë mjetet e informimit dhe kushti i dytë është një protestë dhe shator para Qeverisë”, tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Jugohromit.

Katër muaj më parë, Qeveria premtoi se do i mundësojë Jugohromit një kredi prej 1.5 milion euro për përfundimin e projektit të filtrave, por ky premtim akoma nuk është realizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori