LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: “Fushat e Pollogut kanë zënë ferra”

Tetovë: “Fushat e Pollogut kanë zënë ferra”

Rajoni i Pollogut falë kushteve klimatike dhe tokës pjellore që posedon ka qenë një burim i mirëfilltë në prodhimtarinë e disa kulturave bujqësore, ndër prodhimet më të njohura ka qenë prodhimi i fasules, mollëve të Tetovës, prodhimit të patates dhe shumë perimeve tjera. Por ndër shumë shkaqe tjera emigrimi i të rinjve ka ndikuar që kjo fushë pjellore thuajse aspak të mos punohet.

“Arsyet mund të jenë të ndryshme dhe janë të numërta, një nga arsyet kryesore është shpërngulja masive e të rinjve, ato që janë potencial për prodhime bujqësore”, thotë Alirami Saliji, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Biocenologjisë në UT.


“Dikur banoret e fushës së Pollogut kanë punuar tokat e tyre dhe kështu kanë jetuar, ndërsa tani siç mund edhe të shihet edhe pse është stina e pranverës kur bujqit fillojnë me punën e tyre, të pakt janë ato bujq që i shohim neper këtë fushë”, thoë gazetri Avni Tahiri.

“Derisa në farmacinë time futet një fermer mbi moshën 60 vjeçare kjo tregon interesimin e fermerëve në përgjithësi për prodhimet bujqësorë, në qoftë se në farmacinë bujqësorë nuk vjen një fermer i ri i moshës 30-40 vjeçare që sheh një perspektivë në prodhimtarinë bujqësorë për fat të keq nuk shoh një përmirësim të situatës që kemi“, tha profesori Saliji.

Saliji shton se fusha e Pollogut është e përshtatshme për kultivimin e perimeve dhe në kushte reale prej një sipërfaqe një hektarë nëse mbjellim grurë maksimumi që mund të nxjerrim është tetë tonë grurë ndërsa nga e njëjta sipërfaqe nëse mbillet me patate mund të nxjerrim nga 40-50 tonë prodhim. Edhe pse dikur fusha e Pollogut ka prodhuar prodhime të ndryshme bujqësorë tani të pakt janë ato bujq që punojnë këtë fushë./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori