LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, emrat e shkollave nga komunizmi ende pa zgjidhje (Video)

Tetovë, emrat e shkollave nga komunizmi ende pa zgjidhje (Video)

Përkundër shumë premtimeve për ndërrimin e emrave të shkollave të mesme në Tetovë, të cilat i përkasin periudhës së komunizmit, zgjidhja duket e paarritshme. Edhe pse vet ministrat e Arsimit Abdilaqim Ademi dhe Pishtar Lutfiu kishin premtuar ndryshimin e emrave, nga ky dikaster tash thonë se nuk kanë pranuar akoma kërkesë apo iniciativë konkrete, njofton Alsat-M.

“Deri më tani në Ministri nuk ka arritur një gjë e tillë, ndonjë nismë apo kërkesë, sepse ne si Ministri e Arsimit jemi të obligueshëm të respektojmë vullnetin e mirë, dëshirën e shumicës së atyre nxënësve prindërve apo arsimtarëve që kërkojnë ndonjë ndryshim të emrit apo ndryshim statutar në atë shkollë” – tha Safet Neziri, Këshilltar në Ministrinë e Arsimit.


Kreu i Këshillit Komunal të Tetovës Isen Xhemaili, i cili një vit më parë premtoi zgjidhjen e shpejtë të çështjes, tani shfajësohet duke thënë se problemi qëndron tek kriza politike dhe raportet mes këshilltarëve.

Çështja e emërtimit të shkollave shesheve apo rrugëve, vazhdon të mbetet peng i konsensusit politik por edhe ndëretnik këtu në komunat multietnike. Deri tani nuk kemi arritur të kemi ndonjë konsensus ndëretnik ndërmjet partive që përfaqësohen në këshill për të marrë nismë për ndërrimin e emrave –dekalroi Isen Xhemaili, Kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës.

Derisa kjo çështje të zgjidhet nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, dokumentet e tyre edhe më tej vazhdojnë ti marrin me emrat Mosha Pijade, Kiril Pejçinoviç, Nikolla Shtejn, apo Gjoçe Stojçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori