LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, aksion për largimin e makinave të braktisura

Tetovë, aksion për largimin e makinave të braktisura

Janë me dhjetëra makina të tilla nëpër lagjet e Tetovës, që, sikur të mos mjaftonte mungesa e parkingjeve, këto makina po vështirësojnë edhe kalimin e vozitëse nëpër rrugë të caktuara.

Shumica e tyre, nuk janë makina private, por, të institucioneve, siç është gjykata themelore, burgu i Tetovës, Qendra për punë sociale e të të tjera. Pas publikimit të lajmit në Alsat, Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, bashkë me inspektoratin për komunikacion të komunës së Tetovës, që prej tre ditësh vendosin afishe në to, me afat largimi brenda tre ditësh.

“Pas skadimit të këtij afati, makinat do largohen me karrocë-tërheqës dhe barë mbi pronarët e veturave bie ajo se duhet të paguajnë edhe shërbimin e karrocë-tërheqësit, por, edhe një gjobë prej 45 eurove. Pra pa marrë parasysh se kush është pronar i atyre automjeteve do duhet të largohen nga pronarët ose të njëjtat do ngritën me karotërheqës dhe do dërgohen në vend adekuat”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.


Afishe të tilla deri më tani janë vendosur te rreth 17 makina, ndërsa aksioni do vijojë edhe gjatë kësaj jave. Inspektorati komunal thotë se në rrugët e qytetit ka rreth 50 makina të tilla të braktisura.

“Deri tash kemi lokalizuar 17 automjete, të cilat në afet prej 3 ditësh nëse nuk largohen prej pronarëve të tyre, nga ana e Komunës do largohen me automjet Merimangë dhe do ngritët procedurë penale ndaj pronarëve nga inspektorët Komunal. Aksioni i përbashkët do vazhdoj edhe në javën e ardhshme”, shprehen nga inspektorati komunal.

Ky aksion, ka piketuar edhe makinat që shiten e që nga pronarët e tyre, zakonisht lihen nëpër cepa të rrugëve. E njëjta rregull do vlej edhe për ta./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori