LAJMI I FUNDIT:

Tetovarët ngelin pa ujë për shkak të ndërtimit të kanalizimit

Tetovarët ngelin pa ujë për shkak të ndërtimit të kanalizimit

Për shkak të ndërtimit të kanalizimit në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, disa rajone të Tetovës po përballen me ndalesa të ujit gjatë gjithë ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët thonë se janë të mësuar me këtë gjendje dhe për këtë shkak shumica kanë siguruar rezervare të ujit në shtëpitë e tyre.


“Tani më dy javë po ndalet uji. Por ne jemi mësuar me këtë gjendje për këtë arsye kemi shihe me ujë në shtëpitë tona”, u shpreh një banore e Tetovës.

Nga Ndërmarrja Publike Komunave “Tetova” thonë se ujësjellësi në disa pjesë të qytetit duhet të ndërptitet për shkak të ndërtimit të kanalizimit. Ata u shprehën optimistë se për 10 ditë do të tejkalojnë problemin me ujin për banorët e Tetovës./Telegrafi/