LAJMI I FUNDIT:

Tetori, muaji i vetëdijesimit të kancerit të gjirit: Gjithçka që duhet të dini

Tetori, muaji i vetëdijesimit të kancerit të gjirit: Gjithçka që duhet të dini

Shpeshherë i ndërlidhur me shirita rozë, ky muaj është mjaft i popullarizuar dhe vjen në një kohë ku femrat mund të gjejnë përmirësime substanciale sa i përket trajtimit të kancerit të gjirit.

Telegrafi ju sjell gjithçka çfarë duhet të dini për zhvillimet e fundit rreth kësaj sëmundje.


Sa i zakonshëm është kanceri i gjirit?

Sipas statistikave, kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te femrat dhe shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjeve nga kanceri te femrat.

Pritet që më shumë se 268,000 femra do të diagnostikohen me kancer të gjirit deri në fund të vitit 2019, ku çdo vit raportohen 41,000 vdekje në Amerikë nga kjo sëmundje.

Për momentin, statistikat e amerikanëve thonë se më shumë se 3 milionë femra vuajnë nga kjo sëmundje.

Çfarë mund të bëni?

E kemi ditur për një kohë të gjatë se rreziku i kancerit të gjirit ulet me disa ndryshime në stil të jetesës.

Femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike, nuk pinë duhan, nuk e teprojnë me alkool dhe e mirëmbajnë peshën pas menopauzës kanë rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.

Mamografia e gjirit, megjithëse jo e përsosur, përdoret për detektimin e kancerit të gjirit.

Ekspertët rekomandojnë që pas moshës 40-vjeçare të paktën një herë në vit ta bëni këtë ekzaminim, ndonëse disa ekspertë tjerë thonë se duhet të ekzaminoheni çdo dy vite pas moshës 50-vjeçare.

Faktorët në parashikimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit

Doktorët mund t’i shikojnë disa gjëra për ta vlerësuar rrezikun tuaj të kancerit të gjirit.

Ka shumë faktorë gjenetikë të rrezikut, por doktorët mund t’ju kontrollojnë edhe për mutacione tjera.

Mutacionet më të zakonshme janë BRCA1 dhe BRCA2, ndonëse doktorët nuk i kontrollojnë shpesh përveç në rastet kur dikush ka rrezik të lartë – që nënkupton se kanë histori familjare të mutacioneve gjenetike ose anëtar të familjes me shkallë të parë të kancerit të gjirit.

Këto mutacione trashëgohen, prandaj doktorët duhet ta dinë për cilindo anëtar të familjes që ka vuajtur nga kanceri i gjirit apo ai vezor.

Vlen të ceket se historia gjenetike është përgjegjëse vetëm për 5-10% të të gjitha rasteve me kancer të gjirit.

Opsionet e trajtimit

Diagnostikimi me këtë kancer është i frikshëm, por me avancimet në trajtim, ju dhe doktori mund ta gjeni planin ideal të trajtimit.

Duke marrë parasysh se ka shumë lloje të kancerit të gjirit; varësisht nga statusi i hormonit receptues të kancerit dhe faktorëve gjenetikë, rekomandohen edhe metodat e trajtimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori