LAJMI I FUNDIT:

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orë

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar tetë raste të dhunës.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Deçan, Klinë, Vushtrri.

Lexoni më poshtë të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës:


Fushë Kosovë 11.03.2022 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 11.03.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 10.03.2022 – 23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Pejë 11.03.2022 – 07:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmojë babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan 11.03.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është dërguar në QKMF Deçan për ekzaminim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Klinë 11.03.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Vushtrri 11.03.2022 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar tek familja e viktimës femër kosovare (ish-bashkëshortes) me të cilën ishin ndarë dhe kishte marrë dy fëmijët e tyre, po ashtu i kishte marrë edhe telefonin viktimës. Viktima është intervistuar në prezencë të QPS-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Vushtrri 11.03.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar mosmarrëveshje deri sa ishin tek babai i viktimës femër K/Shqiptare, sipas viktimës i dyshuari edhe me herët ishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj por nuk ka raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Lajme
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Kalo në kategori