Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, tetë punëtorë shëndetësor të cilët ishin testuar gjatë ditës së djeshme, kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, ka dhënë detaje për Telegrafin, teksa siguron qytetarët se janë marrë të gjitha masat që puna në spital të zhvillohet normalisht pavarësisht rezultateve.
Vetëm njëri nga punëtorët e infektuar ka pasur simptoma të infeksionit, ndërsa siç tha Avdaj infermierja me simptoma ka qenë në vet-izolim tash e pesë ditë.
“E para, është një mjek specialist dhe shtatë infermierë, të cilët janë në vet-izolim. Pasi e kemi marrë informacionin, ne kemi pasur një takim më Këshillin Drejtues në orën 22:00 në mbrëmje, ku i kem dezinfektu të gjitha hapësirat të pavijonit, në repartin përkatës. Nga të gjithë punonjësit, njëra infermiere ka qenë me simptoma, por që ajo në 5 ditët e fundit ka qenë e izoluar dhe tash e vazhdon tretmanin në Qendrën Klinike Infektive në Prishtinë”, tha Avdaj për Telegrafin.
Avdaj tha se masat e marra në spitalin e Prizrenit, janë rigoroze dhe se puna po vazhdon normalisht.
“Mjeku i cili e ka bërë testin, nuk ka pasur asnjë simptomë, edhe pacientët mund të jenë pa shenja klinike, nuk mund të përjashtohet. Por të gjitha masat i kemi rigoroze edhe për punëtorët shëndetësor por edhe për pacientët në Spital. Punëtorët dhe pacientët e repartit të dializës vijnë nga vatrat shumë të rrezikuara, vijnë nga rajoni i Malishevës e të tjera. Por, ajo që është me rëndësi është që puna zhvillohet normalisht. Ne e kemi menaxhuar në atë mënyrë punën që nëse ndonjë është i dyshuar me COVID-19, të kemi edhe staf rezervë”, tha Avdaj për Telegrafin.
Ndërsa, drejtori i drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu tha se përveç punëtorëve shëndetësor që mbrëmë rezultuan pozitiv në COVID-19, është edhe një person tjetër në këtë komunë, nga një familje ku më parë ka pasur persona të infektuar me COVID-19.
“Tetë punëtor të Spitalit Rajonal të Prizrenit, mbrëmë kanë dal pozitiv. Në Prizren, 18 mostra janë marrë dje, nëntë kanë rezultuar pozitive. Njëri është anëtar i një familjeje me COVID-19, që ka dalur më herët, ndërsa tetë të tjerët janë punëtorë shëndetësosr të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha Shehu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës