LAJMI I FUNDIT:

Tetë persona të dënuar me kusht për 27 prillin, kthehen në burg

Tetë persona të dënuar me kusht për 27 prillin, kthehen në burg

Tetë personat që një ditë pas dhunës në Kuvend u arrestuan e që Gjykata Themelore i dënoi me kusht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit kthehen në burg efektiv.

Sipas informacioneve të Alsat-M nga gjykata e shkallës së dytë, 6 persona dënohen me nga 1 vit burg, njëri me 8 muaj ndërsa i fundit, nën dyshimet për udhëheqje të turmës që kryen vepër dhunë është dënuar me 1 vit e gjysmë burg.


Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen në bazë të ankesës së Prokurorisë Themelore Publike./Telegrafi/