LAJMI I FUNDIT:

Tetë muaj pritje për një ekzaminim me rezonancë magnetike

Tetë muaj pritje për një ekzaminim me rezonancë magnetike

Minimumi tetë muaj duhet pritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të kryer një rezonancë magnetike.

Kjo për shkak të kërkesave të mëdha për t’u ekzaminuar me aparaturën e vetme që e ka në posedim sistemi publik shëndetësor, raporton rtklive.com.


Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Serbeze Muçaj ka thënë për rtklive.com se radhët e pritjes janë të gjata për rastet jo emergjente.

Kjo, sipas saj, për shkakun se Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës ka vetëm një rezonancë magnetike dhe kërkesat për ekzaminime me këtë aparaturë janë të mëdha.

Gjatë një dite, sipas Kabashi- Muçajt aty ekzaminohen prej 35 deri në 40 pacientë.

Rezonanca, sipas saj, punon në dy turne, mirëpo kërkesat janë të mëdha.

Drejtoresha Kabashi-Muçaj thotë se rastet emergjente kryhen derisa pacientët e hospitalizuar iu caktohen termine për rezonancë gjatë ditëve të javës.

Deputeti Nehat Baftiu, ish drejtor i Mjekimit Intensiv në QKUK ka thënë për rtklive.com se blerja e një aparature të rezonancës magnetike është domosdoshmëri, duke pas parasysh kërkesat.

Ai ka thënë se këtë çështje do ta ngris edhe në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që pacientët të mund të kryejnë këtë shërbim në sektorin publik.

Ndryshe, një ekzaminim me rezonancë magnetike në klinikat private kushton rreth 200 euro, kurse çmimi është edhe më i lartë nëse ajo kryhet me kontrast dhe duke iu nënshtruar anestezionit.

Curr Gjocaj, drejtor i SHSKUK-së ka thënë se nevoja për një rezonancë magnetike është imediate. Ai ka thënë se Qeveria ka miratuar në parim një buxhet për blerjen e aparaturave në bazë të kërkesave të radiologjisë.

Gjocaj ka thënë se në përgjithësi problem sa i përket aparaturave mjekësore vazhdon të jetë vjetërsia e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori