LAJMI I FUNDIT:

Tetë milionë euro donacion nga Japonia për Maqedoninë, do të jepen si kredi pa kamatë për kompanitë

Tetë milionë euro donacion nga Japonia për Maqedoninë, do të jepen si kredi pa kamatë për kompanitë

Nga 29 prilli, të gjitha kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme nga të gjitha veprimtaritë të prekura nga virusi Covid-19 do të mund të aplikojnë për linjën “Kovid 2” për kredite pa kamatë në vlerë prej 8 milionë eurove.

Këtë e theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska, e cila shtoi se 8 milionë eurot janë donacion nga Japonia, ndërkaq se kjo linjë kreditore jep mundësi më të mëdha fitimi dhe mundësi më të lehta aplikimi për kompanitë për dallim nga linja kreditore “Kovid 1”.


“Qëllimi është të ruhen vendet e punës dhe likuiditeti. Vlera më e madhe e kreditit në këtë linjë arrin në 90 mijë euro dhe është 3 herë më e madhe se sa krediti i linjës së parë, kurse vlera më e ulët e kredisë mbetet e njëjtë, dhe është 3 mijë euro”, tha Angellovska.

Në lidhje me atë se si do të përfitojnë kompanitë, ajo tha se do të llogaritet numri të punësuarve nga 31 marsi e këtej, dhe ai numër do të shumëzohet për pagë minimale apo 14.500 denarë dhe tre muaj.

“Nëse do të merrnim një kompani me 10 të punësuar, do ta shumëzonim atë me 14.500 denarë dhe për tre muaj dhe do ta fitonim vlerën që do të mund t’i jepej kompanisë”, sqaroi Angellovska.

Ajo falënderoi Japoninë donacionin prej 8 milionë euro me të cilin do të realizohet kjo linjë kreditore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori