LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 3° fog

Tetë ditët vendimtare të jurisë për dramën origjinale “Talia e Flakës 2025, Veseli: Nuk mjaftojnë për vlerësimin e një drame

Tetë ditët vendimtare të jurisë për dramën origjinale “Talia e Flakës 2025, Veseli: Nuk mjaftojnë për vlerësimin e një drame

Në kuadër të edicionit të sivjetshëm të festivalit “Flaka e Janarit,” është hapur thirrja për çmimin e dramës më të mirë origjinale të shkruar, “Talia e Flakës 2025.”

Teatri i Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën “Varg e Vi,” u ka bërë thirrje dramaturgëve shqiptarë që të konkurrojnë me dramat e tyre origjinale dhe të painskenuara më herët.

Dramaturgu nga Gjilani, Xhemail Veseli, e ka vlerësuar këtë iniciativë si një nismë të jashtëzakonshme, por për Telegrafin ka theksuar se konkursi për dramën duhet të shpallet të paktën tre muaj më herët.


“Nëse arrijnë një numër i konsiderueshëm, mbi pesë drama, një jurie kredibile do t’i duhej një afat prej tre muajsh së paku, që t’i lexojë, analizojë, vlerësojë dhe të konstatojë si adekuate për t’u shpallur drama fituese,” ka theksuar ai.

Ai shton se afati prej vetëm tetë ditësh për vlerësimin e një drame është i pamjaftueshëm, duke shpjeguar se drama, si një gjini letrare, kërkon një periudhë shumë më të gjatë për vlerësim.

“Fakti që juria vlerësuese do të ketë në dispozicion vetëm tetë ditë për të vlerësuar dramat konkurruese është diçka që unë e pres me skepticizëm, pasi drama si e tillë është gjini letrare që kërkon një periudhë shumë më të gjatë për vlerësim, pavarësisht kredibilitetit dhe nivelit profesional të anëtarëve të jurisë vlerësuese,” ka shtuar Veseli.

Veseli vlerëson se juria kredibile, pas çdo vendimi, duhet të mbajë një lloj përgjegjësie morale dhe profesionale për vlerësimet e saj.

“Juria kredibile, pas çdo vendimi, duhet të mbajë një lloj përgjegjësie morale dhe profesionale për vendimet e saj, duke dhënë një arsyetim të qartë për vendimin që merr lidhur me vlerësimin e veprës më të mirë dramatike të vitit apo të konkursit, qoftë ai i këtij viti apo i ardhshëm,” ka theksuar ai.

Ai ka vërejtur gjithashtu se afati i konkursit është paraparë të mbyllet më 22 janar 2025, ndërsa çmimi kryesor do të ndahet më 31 janar, në Gala Mbrëmjen e festivalit “Flaka e Janarit.”

Thirrjen për çmimin e dramës më të mirë origjinale, Veseli e cilëson si një mundësi të mirëpritur nga krijuesit dhe tekstshkruesit e dramës.

“Si e tillë, është një mundësi shtesë që krijimet e artistëve të mos mbeten në sirtar, por të gjejnë një hapësirë më shumë për t’u inskenuar,” ka deklaruar ai.

Veseli shton se kjo nismë është diskutuar tri vite më parë, në prag të fillimit të manifestimit “Flaka e Janarit 2022,” dhe ka marrë vlerësime pozitive edhe nga kryetari i Komunës, i cili që nga ajo kohë ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur.

Megjithatë, sipas tij, nisma për një kohë të gjatë kaloi në heshtje, derisa tani po jetësohet nga OJQ “Varg e Vi” dhe Teatri i Qytetit të Gjilanit. Ai e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm që duhet përshëndetur dhe vazhduar si praktikë.

“Vlen doemos të përshëndetet dhe të vazhdohet si praktikë edhe në teatrot e tjera të qyteteve, krahas konkursit të dramës ‘Katarina Josipi,’ që tash e thuajse dy dekada ndahet nga Teatri Kombëtar i Kosovës, në funksion të stimulimit të dramaturgëve të rinj,” ka shtuar Veseli.

Veseli vë në pah se konkursi do të kishte kuptim vetëm nëse drama më e mirë do të vihej në skenë, pavarësisht kostos.

“Kjo praktikë realizohet gjithandej, ndërsa ne e dimë që si të tillë e gjejmë të përshkruar edhe në periudhën e dramës antike, veçanërisht tek komedia e njohur e Aristofanit, ‘Bretkosat,’” ka shtuar ai.

Në më shumë se 25 gjenerata që kur ekziston katedra e dramaturgjisë në Degën e Arteve Dramatike, sipas Veselit, vendi tashmë ka rreth 100 dramaturgë, dhe nisma të tilla është dashur të ndodhin shumë më herët.

“Por kurrë s’është vonë nëse ato janë ‘hakikat,’ në funksion të avancimit të dramës shqipe,” ka shtuar ai.

Ai shpreson që kjo nismë do të jetë shtytje edhe për teatrot e tjera të qyteteve, pasi, sipas tij, do të ndikonte dukshëm në avancimin e dramës origjinale shqipe.

Ndryshe, konkursi për çmimin për dramën më të mirë origjinale të shkruar “Talia e Flakës” do të jetë i hapur nga data 7 deri më 22 janar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Magazina
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Amerika
Elon Musk do të thyente

Elon Musk do të thyente "rregullin e artë" me blerjen e Liverpoolit

Premier League
Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli

Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli

Boks
Kalo në kategori