Testimi për COVID-19: Pijet që mund të çojnë në një rezultat pozitiv të rremë, sipas studimit të ri

Testet e shpejta antigjen lejojnë njerëzit që nuk kanë simptoma të coronavirusit të shohin nëse janë të infektuar.
Një studim, i kryer nga studiuesit në Universitetin Queen Mary të Londrës, Universitetin e Oksfordit, Instituti për Studime të Avancuara, Vjenë dhe Universitetin Mjekësor të Grazit, zbuloi se testet antigjen janë 95 për qind efektive në zbulimin e COVID-19 kur përdoren në fillim të simptomave.
Një grup shkencëtarësh që studiojnë mjekësinë tropikale në Universitetin Tübingen të Gjermanisë publikuan kohët e fundit një studim në Gazetën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, duke vënë në dukje gjithashtu efektivitetin e testit antigjen të COVID-19.
Por, ata shtuan se disa pije mund të çojnë në një test pozitiv të rremë. Ata raportuan: “Të gjitha pijet si: Coca-Cola, Coca-Cola Zero, apo Fanta ose pije energjike si Red Bull, pije alkoolike si vodka, uiski, ose raki dhe uji mineral i gazuar shkaktuan shfaqjen e një linje testimi të kuqe”. Linja e kuqe e testit tregoi një infeksion pozitiv, shkruan Express.co.uk.
Studiuesit shpjeguan shkencën që qëndron pas efektit, duke thënë se mund të jetë për shkak të “një pH të ndryshuar në këto zgjidhje, e cila mund të modulojë funksionin e antitrupave të mbuluar në vijën e provës”.
Ata shtuan se testimi bëhet më së miri në mëngjes, para çdo ushqimi ose pije dhe nën mbikëqyrje kur është e mundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ky stimulues i vogël i shtyllës kurrizore një ditë mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit me paralizë

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë