LAJMI I FUNDIT:

Testi i PISA-s, kërkohet që Ministria e Arsimit të marrë masa për ndryshimin e gjendjes

Testi i PISA-s, kërkohet që Ministria e Arsimit të marrë masa për ndryshimin e gjendjes

Mungesa e reformës në arsim, kurrikula jo e duhur dhe mësimdhënia e orientuar në memorizim po konsiderohen ndër shkaktarët që Kosova të renditet e 76 nga 80 shtete për lexim, kurse në vendin e 77 për shkencë në testin PISA.

Njohës të arsimit thonë se përmirësimi i këtij rezultati mund të vijë atëherë kur institucionet marrin më shumë prioritet zbatimin e kornizës kurrikulare.


Ndërkaq, qytetarët thonë se Ministria e Arsimit duhet të marrë masa të jashtëzakonshme, për ta ndryshuar këtë situatë. Kurse, lidhur me këto rezultate, opozita thonë se duhet mbajtur përgjegjësi ata që e udhëhoqën 20 vjet shtetin, për çka shtojnë se të gjithë deputetët në atë kohë janë bërë profesorë.

Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, në një intervistë për KosovaPress tha se mungesa e cilësisë së mësimdhënies në klasë dhe mësimdhënia e orientuar në memorizim është në kundërshtim të plotë me atë se çfarë mat testi PISA.

Ai potencoi se për tu përmirësuar gjendja duhet instaluar mekanizma të mirëfilltë që garantojnë zbatimin e kurrikulës, derisa shtoi se duhet përpiluar tekste shkollore që shkojnë përtej pyetjeve memorizuese.

“Burimi i këtij rezultati pa dyshim është mungesa e cilësisë së mësimdhënies në klasë, pra ajo mësimdhënia e orientuar në memorizim, që është në kontradiktë të plotë me atë se çfarë me të vërtetë mat testi PISA… Përmirësimi i rezultatit vije vetëm në atë moment kur institucionet tona marrin më shumë prioritet zbatimin e kornizës kurikulare bazuar në kompetenca, ku mësimdhënia në klasët tona bëhet me kompetencë e orientuar në një interaktivitet dhe nxitje të logjikës dhe shkathtësive e aftësive që vërtet u shërbejnë nxënësve tanë. Për tu bërë këto, nevojitet një sistem i mirë i llogaridhënies…Më e rëndësishmja, OESIDIJA pas çdo raporti të PISA e publikon një seri të rekomandimeve për nivel të politikave, që kërkojnë reagim në secilin vend pjesëmarrës, përtej kësaj e super prioritet duhet të jetë t’i instalojmë mekanizma të mirëfilltë që na garantojnë zbatimin e kurrikulës,…të zhvillojmë tekste shkollore që shkojnë përtej pyetje memorizuese, t’i përkrahim shkollat tona me investime në infrastrukturë, jo si hapësira shkollore, por investime të mirëfillta brenda shkollës me mjete didaktike konkretizuese”, tha Qehaja.

Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA
Lexo po ashtu Kosova pothuajse "në fund të pusit", publikohen rezultatet e testit PISA

Ndërkaq, edhe mësimdhënësi i matematikës, Osman Dragusha në shkollën fillore “Nexhmi Mustafa e quajti fatkeqësi rezultatin ne PISA-së, ku Kosova renditet gati e fundit sa i përket leximit dhe shkencës.

Ai potencoi se ky rezultat është përgjegjësi e qeverisë, prindërve dhe vetë mësimdhënësve që nuk po mund të ndryshojnë qasjen e fëmijëve ndaj librit.

Dragusha theksoi se tani është momenti i fundit që duhet ndërmerret diçka në përmirësim të gjendjes.

“Unë besoj që është momenti i fundit që të ndërmerret diçka që të ngrihet të cilin ne e kemi. Faktorët të cilët po ndikojnë janë të shumtë. Njëri prej faktorëve që po ndikon tek këtë rezultatet jo të pritshme, përkundër kushteve që janë në një standard krejt ndryshe, flas për fëmijët është një liri maksimale që iu është dhënë fëmijëve dh nuk ka kontroll ndaj kohës që ata e kalojnë. Nuk merren me leximin, nuk merren me biblioteka, nuk merren me librin…Një prej faktorëve që mund të ndikojë shumë negativisht është edhe importimi i kurrikulave për të cilat ne kemi pas debate dhe diskutime, por nuk janë përfillur sa duhet. Tani momentalisht sa jemi në njohuri kurrikula me të cilën tani punon komplet Kosova është e marrur nga Finlanda…Edhe mua si mësimdhënës që prej 89’ës është një zhgënjim që përkundër ndryshime që kanë ndodhur rrënjësisht, rezultate po na mungojnë. Këta faktorë janë të gjithë që nga qeveritarët, prindërit, por edhe nga ne vetë punëtorët që punojmë se nuk po mund të ndryshojmë qasjen e fëmijëve ndaj librit, kjo është fatkeqësi”, potencoi Dragusha.

Ndërsa, qytetarët thonë se ministria e arsimit duhet marrë masa të jashtëzakonshme për ta ndryshuar këtë renditje, derisa theksojnë se krahas kërkesës për rritje të rrogave nga profesorët, qëndron mungesa e përgjegjësisë.

Muhameti Neziri, u shpreh i habitur se si Kosova të del po thuajse fundit në këtë test, për çka bën thirrje që të ndërmerren hapat e duhur nga institucionet.

“Ministria e Arsimit duhet të marrë masa të jashtëzakonshme…Nuk është e mundur në vendet e fundit të botës, jemi 85 për qind analfabet qysh po del ajo punë. Përpara e kemi pasur mësimin shumë në nivel, çka po ndodhë nuk e di. Rrogat po i kërkojnë me profesorë me krejt, e rezultatin askund hiç”.

Në anën tjetër, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se për këtë rezultat duhet mbajtur përgjegjësi ata që e kanë menaxhuar shtetin për 20 vite. Ai potencoi se duhet bërë reforma rrënjësisht në këtë drejtim, derisa shtoi se ministrja e Arsimit është duke munduar me aq sa ka kompetenca lidhur me këtë çështje.

“Jo mirë pra, besoj që duhet me u bë reforma sa më shpejtë në arsim. Ministrja është duke punuar, tash duhet…Unë mendoj që duhet rrënjësisht të bëhen reforma në arsim dhe besoj që ministrja po tenton ta kryejë punën e vet me aq sa ka mundësi dhe kompetencë. Fajet, në si shoqëri e dimë qysh kanë ecë, , qysh janë menaxhuar institucionet publike dhe private. E ke parë se çfarë profesor ka krijuar fakulteti dhe qeveritë e kaluara, cili ka qenë deputet është bërë profesor, e mbajnë përgjegjësinë këta që kanë menaxhuar për 20 vjet rresht”, tha Bajqinovci.

Kur bëhet fjalë për shkencën, rezultatet më të mira i kanë fëmijët nga Estonia (526), Finlanda (511) dhe Irlanda (504), ndërsa më të këqijat nxënësit nga Maqedonia e Veriut (380), Shqipëria (376) dhe Kosova (357).

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori