Shumica prej nesh është rritur me idenë se partneri duhet të jetë më i madh. Por dashuria nuk njeh moshë.
Diferenca është një nga argumentet që ende ngjall debate te njerëzit që na rrethojnë. A do të mundnit dot të krijonit një marrëdhënie me një partner shumë më të ri se ju?
Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë dhe zbuloni se cilit tip i përkisni…
1. Cila nga këto tri gjëra ka më shumë rëndësi për ju?
a. Urtësia
b. Argëtimi
c. Romantizmi
2. Cila është diferenca më e madhe që keni pasur me partnerin?
a. 10 vjet apo më shumë
b. 5 deri në 10 vjet
c. Më pak se 5 vjet
3. Sipas jush, si është marrëdhënia intime në një çift me 20 vjet diferencë?
a. Nëse duhen, marrëdhënia është e mrekullueshme
b. Njëri do të përfitojë nga përvoja e tjetrit
c. E vështirë
4. Ajo është 40 vjeçe, ai 20:
a. Nuk shoh asgjë të keqe
b. Rrezikon të bëjë figurën e zhigolosë
c. Ajo mund të ketë probleme, ndërsa ai është në moshën e djalit të saj
5. Kur diferenca në moshë është shumë e madhe:
a. Nuk ndikon nëse ka dashuri
b. Vështirë të ekzistojë dashuria e vërtetë për njërin prej tyre
c. Ndikon për një marrëdhënie të gabuar
6. Mendoni se një çift me diferencë të madhe moshe:
a. Janë të lumtur si të gjitha çiftet e tjera
b. Jetojnë të lumtur në pak raste
c. Janë më të lumtur
7. Çfarë duhet të bëjë një femër për të fituar një partner më të vogël se vetja?
a. Të jetë gjithnjë në formë
b. Të jetë pak edhe “nënë”
c. Ta mbajë partnerin larg femrave më të reja se ajo
8. Çfarë do të bënit nëse do kishit marrëdhënie me dikë më të vogël se vetja?
a. Do të qëndroja në formë të mirë fizike
b. Do të kujdesesha për partnerin pa ia marrë frymën
c. Do ta jetoja marrëdhënien si në çdo marrëdhënie tjetër
9. Do ta kishit problem nëse do kishit një partner më të ri, 10 vjet a më shumë?
a. Po, shumë
b. Kam dyshime, por çdo gjë do të varej nga ndjenjat e mia
c. Jo, pse? Mjafton që të jetë mbi 18 vjeç
10. Një mashkull ideal më i vogël se ju duhet të jetë:
a. I bukur, muskulor
b. Gjithmonë aktiv dhe i pasur me stimuj për të dhënë e për të marrë
c. Intelektual, serioz dhe i pjekur për moshën që ka
Rezultatet
Profili A
Jeni femra perfekte për një partner më të vogël se vetja
Një partner më i ri do t’ju nxirrte jashtë anën tuaj më të gjallë dhe dëshirën për t’u dëfryer, e cila në fakt tek ju nuk ka shteruar ende, shkruan revista Psikologji. Ky partner mund t’ju ndihmojë të kujdeseni për veten dhe të jeni gjithmonë në formë!
Profili B
Mund të ndiheshit mirë me një partner më të vogël se vetja
Ndoshta një mashkull më i ri se ju nuk mund të jetë për gjithë jetën, po përse të mos shijosh momentet e bukura të kaluara së bashku? Mund ta jetoni bukur këtë raport pa krijuar probleme, edhe pse nuk jeni e bindur plotësisht për jetëgjatësinë e këtij raporti.
Profili C
Meshkujt më të vegjël nuk bëjnë për ju
Çdo femër është në kërkim të një partneri ndryshe dhe ju keni nevojë të keni pranë një mashkull të vërtetë, me një të kaluar të pasur dhe me shumë eksperienca për t’ju ofruar e për t’i përjetuar së bashku. Një partner më i vogël do t’ju mërzitej shumë shpejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Gjashtë shenja që një djalë të pëlqen, por ka frikë të ta thotë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi