LAJMI I FUNDIT:

Tesla ul çmimet për automjetin Model Y në Evropë

Tesla ul çmimet për automjetin Model Y në Evropë

Tesla ka ulur çmimin për automjetin Model Y për tregun në Evropë, pasi uli çmimet për veturat Model 3 dhe Model Y në Kinë.

Në Gjermani, Tesla uli çmimin Model Y me rreze të gjatë për 5,000 euro dhe tani automjeti kushton 49,900 euro, një zbritje prej 9 për qind, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi amerikan i automjeteve gjithashtu uli çmimin e Model Y Performance me 5,000 euro, duke kushtuar tani 55,990 euro, një zbritje prej 8 për qind.

Zbritje ka pasur gjithashtu edhe për modelin bazë të Model Y për 1,900 euro dhe tani ky version kushton 42,990 euro.

Model Y ishte modeli me bateri më i shitur në Gjermani në vitin 2023, me rreth 45,800 regjistrime të reja tek klientët.

Megjithatë, Tesla humbi pozitën e saj nr.1 si marka me bateri më e shitur në vend ndaj Volkswagen. /Telegrafi/