LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të rrisë çmimin e softuerit të vetëdrejtimit të plotë

Tesla do të rrisë çmimin e softuerit të vetëdrejtimit të plotë

Tesla po rrit çmimin e softuerit të saj të vetëdrejtimit të plotë (FSD) në 15 mijë dollarë.

Në një postim në Twitter, CEO i Tesla-s, Elon Musk njoftoi se çmimi i ri do të hyjë në fuqi në Amerikën e Veriut duke filluar nga 5 shtatori, duke përfaqësuar një rritje prej 3,000 dollarësh.


Drejtuesit që porosisin një automjet përpara datës 5 shtator nuk do të duhet të paguajnë çmimin e sapo rritur, thotë Musk, transmeton Telegrafi.

Rritja e çmimi vjen pasi Tesla fillon të lansojë FSD-n beta 10.69 për shoferët, një version që Musk e quan “një hap i madh përpara”.

Mbetet ende e paqartë nëse Tesla planifikon të rrisë çmimin e abonimit të saj të drejtimit të plotë (FSD), që aktualisht kushton 199 dollarë në muaj. /Telegrafi/