Tesla “po rrëshqet” në garën për makinat elektrike në raport me Volkswagen në Evropë

Dominimi i Tesla-s në tregun europian të makinave elektrike po zbehet.
Ky konstatim së paku mund të nxirret bazuar në të dhënat e reja nga firma analitike JATO që tregojnë se shitjet e Tesla-s ranë me 38% në tremujorin e parë të vitit 2025, me vetëm 53,237 automjete të regjistruara.
Ndërkohë, Volkswagen kaloi përpara me 65,679 makina elektrike të shitura — një rritje prej 157% krahasuar me një vit më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Edhe pse Tesla e kaloi Volkswagen-in në shitjet e muajit mars (27,828 kundrejt 25,544), tendenca e përgjithshme nuk është pozitive.
Dhe me konkurrencën në rritje nga VW dhe BMW dhe ndjesinë publike gjithnjë e më kritike ndaj Elon Musk, Tesla po përballet me sfida serioze në prag të raportit të saj financiar. /Telegrafi/

















































