Edhe pse me një nivel rekord shitjesh në tremujorin e dytë të vitit, përsëri duket se Tesla po përjeton disa nga kohët e vet më të vështira.
Sipas të dhënave zyrtare, publikuar nga vetë kompania, është deklaruar se që prej fillimit të tremujorit të dytë, deri në fund të qershorit Tesla ka humbur plotë 408 milionë dollarë. Kjo shifër është madje shumë më keq se sa ishte parishikuar më herët në bursën e Wall Street. Pas raportit të të ardhurave, aksionet e Teslas ranë më shumë se 10 për qind.
Humbja ishte më pak e dhimbshme krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në të cilin Tesla humbi plotë 702 milionë dollarë, megjithatë përsëri shihet si tepër negative. Si rrjedhim duket se themeluesi i kompanisë, Elon Musk, filloi ndryshimet e para në mënyrë që vështirësitë të kalohen sa më shpejt dhe me kosto sa më të ulëta. Ai lajmëroi se J. B. Straubel, anëtar themelues i Teslas, do largohet nga detyra si shefi i teknologjisë dhe do të bëhej këshilltar i lartë, ndërsa vendin e tij do e zinte zëvendëspresidenti aktual i teknologjisë, Drew Baglino, përcjell Telegrafi.
Së fundi Tesla po punon pikërisht për hedhjen në treg të makinës më të re Model 3, e cila sjell një sërë funksionalitetesh të përmirësuara. Çmimi mesatar i shitjes edhe për tremujorin e dytë mbeti i qëndrueshëm në rreth 50 mijë dollarë dhe kostot e prodhimit ranë. Pikërisht në muajin shkurt, Musk deklaroi uljen e kostove fillestare të nevojshme për fabrikimin e një makine Modeli 3.
Në fakt, referuar situatës aktuale kjo ishte një përqasje e gabuar dhe e parakohshme. Në muajin janar, pas raportit të fitimit tremujor, Musk ishte “optimist” si se Tesla po paraqitej fitimprurëse në tremujorin pasardhës dhe gjërat po shkonin në rregull. Me sa duket pikërisht ky optimizëm po jep rezultatet edhe aktualisht, ku kompania vazhdon të punojë për të mbuluar kostot.
Nga ana tjetër, aktualisht Tesla po projekton një kthesë, duke raportuar se synon të ardhura neto pozitive tremujorin e ardhshëm.
Sipas Musk kompania ka nisur punën për prodhimin e Model 3 në Kinë, një masë që pritet t’i japë kompanisë qasje më të mirë në tregun aziatik. Nëse kjo do funksionojë, mbetet për t’u parë, por Musk ka një historik qëllimesh të guximshme dhe ka treguar se e ka të vështirë të dorëzohet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre