LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model S dhe Model X me çmime më të lira (Foto)

Tesla Model S dhe Model X me çmime më të lira (Foto)

Vetëm një muaj pas përditësimit, Tesla ua liroi edhe çmimet

Tani që është bërë një muaj, që kur Tesla i përditësoi Model S dhe Model X, duke ia shtuar autonominë, përmirësimin e pezullimit dhe përshpejtimin e procesit të mbushjes, vjen edhe një lajm i mirë nga kompania, transmeton Telegrafi.


Makinat elektrike Tesla Model S dhe Model X, tani kanë autonomi prej 595 dhe 361 kilometrave, derisa më herë mund të lëviznin 540 si dhe 475 kilometra. Kur është bërë më pak se një muaj nga ky përditësim, vjen edhe një lirim në pagesë.

Të interesuarit për Model S tani paguajën 3,000 dollarë më pak, apo 71,250 dollarë për çmimin bazë, derisa për Model X paguhen 2,000 dollarë më lirë, ndërsa ka çmim bazë prej 71,71,950 dollarë. Në asnjë prej pagesave, nuk është liruar taksa e domosdoshme.

Ky është një prej përitësimeve periodike që i bën Tesla, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime të reja për modelt e ndryshme. /Telegrafi/