LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 i përditësuar po testohet në mënyrë të fshehtë në fabrikën amerikane

Tesla Model 3 i përditësuar po testohet në mënyrë të fshehtë në fabrikën amerikane

Tesla Model 3 i përditësuar mund të lansohet së shpejti edhe në Amerikën e Veriut, pasi prodhuesi elektrik i automjeteve është duke e testuar në mënyrë të fshehtë këtë version, i njohur edhe si Highland.

Testimi i këtij versioni po zhvillohet në fabrikën e Fremont të SHBA-së, transmeton Telegrafi.


Tesla e lansoi modelin Highland në verën e vitit 2023, një version i rifreskuar i sedanit të njohur elektrik.

Por, ky version i përditësuar ende nuk është lansuar në Amerikën e Veriut, edhe pas gati gjashtë muajsh.

Modeli për momentin është duke u ndërtuar në fabrikën e Shangait dhe po shitet në Evropë dhe Azi.

Ende nuk dihet se kur do të vijë edhe për tregun amerikan. /Telegrafi/