Kompania “Tesla” duket se është shumë larg objektivave të prodhimit. Të mërkurën, prodhuesi i makinave elektrike shpërndau dërgesat për tremujorin e katërt të vitit 2017, por nuk arriti objektivat e kompanisë, kështu që ajo përsëri shtyu objektivat e prodhimit të “Modelit 3”, shkruan Telegrafi.
Gjatë orëve të fundit aksionet e “Tesla” ranë 2 për qind.
“Ne vazhdojmë të përqendrohemi në cilësinë dhe efikasitetin sesa për vëllimin në një periudhë më të shkurtër kohore, ne presim të kemi shpërndarje graduale përgjatë tremujorit të parë, me gjasë duke i dhënë fund tremujorit në një normë javore prej rreth 2,500 automjete. Ne synojmë të arrijmë 5,000 automjete në javë deri në fund të tremujorit të dytë”, thuhet në një deklaratë të “Tesla”.
Në vitin 2017, kompania kishte thënë se ka planifikuar të arrinte një normë prodhimi prej 5,000 makina në javë për “Modelin 3”, por më pas e rishikoi atë objektiv. Ajo tha se në ditët e fundit të tremujorit arriti një nivel prodhimi në mbi 1,000 automjete në javë.
“Tesla” tha se ka dorëzuar 29,870 automjete në tremujorin e katërt të vitit 2017, duke përfshirë 1,550 automjete të “Modelit 3”.
Kompania “Tesla” ka prodhuar 15,200 automjete të “Modelit S” dhe 13,120 automjete të “Modelit SUV”, kjo përfaqëson një rritje prej 27 për qind gjatë tremujorit të njëjtë të vitit 2016-të për të dy modelet. Por, nuk kishte furnizime të “Modeli 3” në vitin 2016, pasi makina ende nuk ishte në prodhim.
Elon Musk, themeluesi i “Tesla”, në muajin tetor kishte thënë se kompania është larg objektivave të prodhimit dhe se ka përpjekje për të qenë krijuesi më i madh i makinave elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak