LAJMI I FUNDIT:

Tesla lanson Modelin 3 të rifreskuar në Amerikën e Veriut

Tesla lanson Modelin 3 të rifreskuar në Amerikën e Veriut

Tesla ka lansuar zyrtarisht modelin e rifreskuar të Model 3 në Amerikën e Veriut – duke pranuar prej tani porosi, për të filluar me dërgesat brenda një muaji.

Verën e vitit 2023, Tesla prezantoi versionin e rifreskuar të Model 3 i quajtur Highland, me ndryshime të shumta dizajni, transmeton Telegrafi.


Automjeti po prodhohej vetëm në fabrikën në Shangai dhe shitej në Evropë, Azi dhe Paqësor.

Tesla nuk tregoi se kur do ta sillte versionin e ri në Amerikën e Veriut dhe tani si duket e kemi një konfirmim.

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike publikoi një video në X ku bëri të ditur njoftimin. /Telegrafi/