Tesla po feston një moment historik të madh në Evropë derisa njoftoi se ka shitur një milion njësi të makinave të saj elektrike.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike tha se 14 vjet më parë dorëzoi modelin e parë të Roadster për klientët në Evropë, transmeton Telegrafi.


Pas Roadster-it origjinal, Tesla ka shitur veturat sikurse Model S, Model X, Model 3 dhe Model Y në Evropë, pas së cilës u prezantuan Model S dhe Model X të rifreskuar.

Model 3 dhe Model Y përfaqësojnë pjesën më të madhe të vëllimit të shitjeve. /Telegrafi/