LAJMI I FUNDIT:

Tesla hap konkursin për vende të lira pune në Berlin, kjo do të jetë paga për punëtorët

Tesla hap konkursin për vende të lira pune në Berlin, kjo do të jetë paga për punëtorët

Tesla – e themeluar në vitin 2003, kompania konsiderohet si një pioniere midis prodhuesve të makinave elektrike.

Shumë vite produktet e tyre synonin një segment të çmimeve të larta, tani Tesla është gati të marrë tregun më të gjerë masiv.


Pas tre fabrikave të para në Nevada, New York dhe Kinë, Tesla tani po vjen gjithashtu në Evropë.

Megafabrika e katërt i saj do të hapet së shpejti në Grünheide, e vendosur në jug-lindje të Berlinit, deri në vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Përveç makinave elektrike, ai do të prodhojë bateri, sisteme lëvizëse dhe do të marrë pjesë në projekte të gjëra kërkimore dhe inovative të Teslas.

Tesla tashmë ka hapur konkursin për disa vende të lira pune.

Lista e publikuar nga mediat e huaja tregon për disa vende të lira të punës në këtë fabrikë gjigante.

Në një intervistë me revistën gjermane të biznesit Handelsblatt, kreu i agjencisë së punësimit tashmë ka dhënë informacionin fillestar mbi pagat e planifikuara.

Ai supozon se Tesla do të paguajë punonjësit e saj në bazë të tarifave. “Tesla paguan dukshëm më mirë sesa është zakon në këtë zonë dhe do të bazohet në marrëveshjen kolektive të pagave të industrisë metalike dhe elektrike”, thotë Freyer.

56-vjeçari dha shifra konkrete. Punëtorët e pa kualifikuar mund të presin një pagë fillestare prej 2,700 euro bruto.

Ata me trajnimi përkatës profesional fillojnë me rreth 3,500 euro pagë mujore bruto. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori