Një tjetër javë – një tjetër moment historik për ekipin në Giga Berlin. Rritja e prodhimit është duke u përshpejtuar dhe javën e kaluar numri magjik prej 5,000 automjetesh në javë është thyer përfundimisht. Kjo e sjell Giga Berlin në një vëllim të prodhimit prej 250,000 njësive Model Y në vit.
Plani fillestar i Tesla-s për Giga Berlin ishte të arrinte këtë numër deri në fund të vitit 2022, por me problemet globale që preknin zinxhirët e furnizimit, fabrika arriti të prodhonte 3,000 automjete në javë dhjetorin e kaluar.
Ishte vetëm muajin kur u raportua se fabrika Giga Berlin ishte duke rritur prodhimin në 4,000 automjete në javë dhe tashmë ekipi po prodhon 5,000 vetura në javë, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Giga Berlin hits 5k builds/week—1 year after delivering the first vehicles to customers pic.twitter.com/PZigSaSci5
— Tesla (@Tesla) March 25, 2023
Shifra e prodhimit të 5,000 automjeteve në javë është një moment historik i madh si për fabrikën, ashtu edhe për kompaninë. Tesla e konsideron këtë numër për të treguar se fabrika arrin prodhimin në vëllim. Në të njëjtën kohë, kjo është pika në të cilën Giga Berlin bëhet një operacion fitimprurës, me çdo automjet mbi 5,000 njësi, fabrika tani do të sjellë fitim.
Megjithatë, për ekipin ende nuk ka ardhur koha e pushimit, rritja e prodhimit nuk ka përfunduar. Plani fillestar për Giga Berlin ishte që të kishte një kapacitet prej 500,000 automjetesh në vit ose 10,000 në javë. Ky plan tashmë ka ndryshuar – Tesla së fundmi paraqiti një aplikim për ndikimin mjedisor në të cilin po kërkon nga rregullatorët gjermanë që të lejohen të rrisin prodhimin në 1 milion automjete në vit.
Prodhimi i 1 milion veturave elektrike në vit është një objektiv i madh, shifër kjo për të cilën do të duhen vite për t’u arritur, por nuk ka nevojë që Giga Berlin të zgjerohet. Vetë fabrika do të ketë nevojë për disa ndryshime të brendshme dhe sigurisht, me shumë gjasa do të duhet të funksionojë 24/7 me punëtorë shtesë, por 1 milion njësitë janë të mundshme brenda një afati kohor real. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitjet e Teslas pothuajse përgjysmohen në Evropë

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Brendi Dacia arrin plot 10 milionë vetura të prodhuara!

BMW prezanton M4 më të shtrenjtën ndonjëherë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania