LAJMI I FUNDIT:

Terrorizoi turistët spanjoll, Apeli e lë në burg Mihal Kokëdhimën

Terrorizoi turistët spanjoll, Apeli e lë në burg Mihal Kokëdhimën

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në burg Mihal Kokëdhimën, duke rrëzuar kërkesën e 55-vjeçarit për një zbutje të masës së sigurisë.

Në seancën e zhvilluar sot, Kokëdhima, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës, dëmtim me dashje si dhe kanosje kërkoi që masa e sigurisë ndaj tij të zbutet nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ai akuzohet për sulmin ndaj një familje turistësh spanjollë, të cilët ishin ulur për drekë në ish-restorantin e Kokëdhimës në Qeparo.

Vetë Kokëdhima ka mohuar akuzat duke thënë se ishin turistët spanjollë ata të cilët i rrezikuan jetën dhe e morën zvarrë me makinë për afro 3 km.

Sipas hetimit të realizuar nga Prokuroria rezulton se turistët pasi u larguan nga lokali, u ndoqën dhe u dhunuan nga pronari i biznesit, i cili u hodh mbi kofanon e automjetit me të cilin turistët dhe guida shqiptare po udhëtonin drejt Sarandës.

Prokuroria në saje të provave të mbledhura kërkoi mos ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë kjo që u pranua nga trupa gjykuese e Apelit të Vlorës. /atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori