LAJMI I FUNDIT:

Terroristi i New Yorkut akuzohet për terrorizëm, Trump do dënimin me vdekje

Terroristi i New Yorkut akuzohet për terrorizëm, Trump do dënimin me vdekje

Emigranti uzbek është akuzuar nga prokurorët në SHBA se ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave në New York gjatë sulmit me kamion.

Sayfullo Saipov, 29 vjeç, akuzohet edhe se ka siguruar materiale në mbështetje të të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Ai u qëllua dhe u plagos nga policia në vendin e sulmit dhe u trajtua në spital.


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shkroi në Twitter se ai duhet të marrë dënimin me vdekje.

Akuzat e ngritura kundër Saipov janë federale, që do të thotë se Qeveria mund të anulojë ndalimin e dënimit me vdekje në New York. /kp/Telegrafi/