Është 24 shtator 2017, dita e zgjedhjeve të Bundestagut të ri. Politikani kristiandemokrat Walter Lubcke është ende gjallë. Ai punon fort si president i qeverisë rajonale në Kasel – për integrimin me sukses të refugjatëve që gjatë dy viteve të fundit mbërritën me dhjetëra mijëra edhe në rajonin e tij. Ai e mbështet politikën e kancelares Merkel. E ai ndan të njëjtën moto me të: “Ne do t’ia dalim!” Kjo ditë vjeshte 2017 është edhe triumfi i kundërshtarëve të politikës gjermane ndaj refugjatëve. Sepse, partia e djathtë, “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), me kursin e vet kundër refugjatëve ka arritur suksese të dukshme elektorale. Partia është e dehur nga suksesi i saj: Në mbrëmje, kandidati kryesor i saj, Alexander Gauland, del nën brohoritjet e përkrahësve të vet përpara kamerave dhe shpall moton e politikës së ardhshme të AfD-së: “Ne do t’i përzëmë ata, ne do ta përzëmë zonjën Merkel apo këdo qoftë dhe ne do t’ia kthejmë vendin tonë popullit tonë.”
Dy vjet më vonë, Walter Lübcke vdesë: qëllohet në pragun e shtëpisë së tij. Dorasi, Stephan Ernst, është ekstremist i djathtë. Motivi i tij: Urrejtja ndaj politikës gjermane për refugjatët. Urrejtja ndaj një njeriu që e mishëronte këtë politikë: Walter Lubcke.
Alexander Gauland s’e njihte dorasin. Nuk kanë asnjë lidhje. Madje as ndonjë lidhje që mund të konsiderohej juridikisht si pjesë e një procesi gjyqësor brenda një konteksti politik. AfD me trumbetimin e saj të urrejtjes, për vite me radhë i ka dhënë tonin atmosferës në Gjermani. Ajo i ka yshtur njerëzit. Kundër refugjatëve. Kundër migrantëve. Kundër kundërshtarëve politikë. Partia mohon çdo përgjegjësi për krimet ekstremiste të djathta, prej urrejtjes. E, kundërvihet duke argumentuar se këto janë përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj ndaj kritikave në adresë të qeverisë. Ajo sillet si Pont Pilati biblik duke dashur t’i lajë duart me pafajësi.
Dorasi Stephan Ernst, për krimin e tij ka marrë dënimin më të lartë të mundshëm në Gjermani: burgim i përjetshëm. Përveç kësaj, Gjykata e Lartë Rajonale në Frankfurt mbi Main ka konstatuar peshën e rëndë të fajit gjë që e përjashton mundësinë e një lirimi të parakohshëm. Ky dënim është i drejtë. Është edhe një sinjal i rëndësishëm ndaj skenës së ekstremizmit të djathtë.
Përse nga procesi dhe vendimi megjithatë mund të dalë një mesazh fatal? Sepse i akuzuari i dytë, Markus H., largohet nga gjykata si njeri i lirë. Shoku i atentatorit u çlirua prej akuzës për bashkëveprim për vrasje. Ai dënohet me kusht për armëmbajtje pa leje. Përtej çështjes se sa i përshtatshëm është ky dënim kaq i butë për personin e dytë – prokuroria kërkoi dhjetë vjet burg – ai ka efekt politik. Sepse skena e ekstremizmit të djathtë e gatshme për dhunë sërish përjeton një dënim të butë në mjedisin e dorasit. E kaluara ka treguar se si janë pritur të tilla dënime: ato festohen.
E, rreziku është që vrasësit e motivuar politikisht ndonëse janë të rrallë, ata pothuajse asnjëherë nuk veprojnë të izoluar nga shoqëria. Këtë e tregon edhe kjo vrasje. Edhe Stephan Ernst është radikalizuar prej fjalimeve, klimës së krijuar dhe demonstratave. Edhe nga AfD-ja. Përpara se të arrihet tek krimi, ka edhe një kontakt me njerëz të tjerë me të cilët ai shkëmben mendime për urrejtjen e tij – qoftë në botën reale apo në atë virtuale. Kjo përzierje bën, që atentatorë politik si Stephan Ernst ta konsiderojnë veten si pjesë të një misioni: Ata e kryejnë krimin për një vizion politik.
Mesazhi në fund të këtij procesi, për skenën e ekstremit të djathtë, është: Sa kohë nuk merr pjesë drejtpërdrejt në krim dhe sa kohë nuk ngarkohesh vet prej gjyqit, nuk ke përse të kesh frikë nga pasoja serioze për urrejtjen tënde. Rëndësisë së jashtëzakonshme që ka mjedisi përreth atentatorëve rëndom nuk i kushtohet vëmendja e duhur në proceset penale në Gjermani. E kësisoj shumë procese penale dështojnë në qëllimin thelbësor të tyre: Zbardhjen e së vërtetës. Sepse e vërteta është, që krimet politike nuk njohin doras të vetmuar. Ato karakterizohen prej klimës në shoqëri. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri