Hans Pfeifer
E gjitha me të zeza është veshur kancelarja gjermane kur del në shkurt 2012 në pultin e oratorit dhe bën një premtim. Në këtë ditë dimri, në Berlin është mbledhur udhëheqja e shtetit gjerman, për të mbajtur zi. Viktimat nuk janë as të shquar, as kanë pasur pushtet. Me një përjashtim ata janë migrantë. Beate Zschäpe dhe terroristët radikalë të djathtë të të vetëquajturës “Lëvizje klandestine nacionalsocialiste” (NSU) i vranë ata pikërisht për këtë shkak: për gjashtë vjet me radhë banda vrastare erdhi vërdallë nëpër Gjermani, grabiti, hodhi bomba dhe vrau. Motivi i tyre: urrejtje raciste ndaj imigrantëve. Dhe askush nuk i ndali. Asnjë polici, asnjë shërbim i fshehtë, asnjë qeveri.
Edhe më e keqja: autoritetet gjermane të sigurisë vunë nën dyshim si kriminelë viktimat dhe familjet e tyre. Dyshuan për ta si tregtarë droge dhe anëtarë të mafias. Klishe raciste karakterizuan hetimet e policisë. Për Gjermaninë, që është krenare për rivlerësimin e krimeve nacionalsocialiste, kjo është një deklaratë falimentimi. Një dështim shtetëror.
Në këtë shkurt 2012 kancelarja u kërkon falje dhjetë familjeve të viktimave të vrara. Dhe premton: “Ne do të bëjmë gjithçka për të sqaruar vrasjet dhe për të zbuluar bashkëfajtorët dhe organizatorët dhe për t’i vendosur të gjithë dorasit para dënimit të tyre të drejtë”. Ky është një premtim i madh. Dhe është shpresa më e madhe, që kanë familjet e viktimave për trajtimin juridik të vrasjeve me paramendim. Tani, kur mori fund procedura spektakulare penale e viteve të shkuara para një gjykate gjermane është e qartë: premtimi nuk u mbajt.
Sepse përpjekjet e politikës dhe të gjykatave për një sqarim të plotë nuk zgjatën shumë. Shpejt u bë fjalë për fytyrën e shquar të të dyshuarës kryesore që u dënua tani, Beate Zschäpe. Rrjeti i ndihmësve dhe i mbështetësve të djathtë, që ishte i domosdoshëm për dorasit, ndërthurrja e dukshme e shërbimeve të fshehta në dështimin e institucioneve për të sqaruar – e gjitha kjo kaloi hap pas hapi në harresë. Edhe te kancelarja. Deri sot shërbimet e fshehta dhe ministritë ruajnë heshtjen, kur bëhet fjala për kontributin e tyre për rivlerësimin e asaj që ndodhi. Dhe para gjykatës doli vetëm një prerje e vogël e një rrjeti të madh mbështetësish.
Por dështimi i shtetit është shumë më i rëndë. Sepse atëherë, në vitin 2012, kancelarja premtoi se do të veprojë kundër atyre të cilët “i përndjekin të tjerët për shkak të prejardhjes së tyre, të ngjyrës së lëkurës dhe të fesë”. Por sot, gjashtë vjet më vonë, racizmi dhe mendimi nacionalist kanë sërish vend në shoqëri, madje në Parlamentin gjerman. Ato kanë me AfD-në një zë agresiv të urrejtjes. Kjo në një kohë kur procesi kundër NSU-së e konfirmoi: urrejtja vret. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri