LAJMI I FUNDIT:

Territori 7 kilometra katrorë kërcënon të “hedhë në erë” Brexit-in

Territori 7 kilometra katrorë kërcënon të “hedhë në erë” Brexit-in

Ndërkohë që Britania përgatitet për një fundjavë të vështirë, gjatë së cilës duhet të vuloset divorci i saj me Bashkimin Europian, Spanja po kërcënon të vendosë veton, për shkak të gadishullit të vogël të Gjibraltarit.

Madridi, që prej kohësh ka pretendime ndaj territorit britanik të lidhur me Spanjën, kërcënon të nxjerrë nga shinat të gjithë procesin e “Brexit”-it, për shkak të statusit të gadishullit me një popullatë prej vetëm 30 mijë banorësh.


Spanja druan se marrëveshja e divorcit nuk e zgjidh problemin e marrëdhënieve të ardhshme mes BE-së dhe Gjibraltarit, që në një referendum të vitit 2002 votoi kundër sovranitetit të përbashkët mes Londrës dhe Madridit.

Pasi Britania dhe BE-ja ranë dakord për deklaratën politike të “Brexit”-it, të enjten, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërcënoi se do të “hidhte në erë” marrëveshjen, përcjell tch.

“Pas bisedës me kryeministren Theresa May, pozicionet tona mbeten larg. Qeveria ime do të mbrojë gjithnjë interesat e Spanjës”, shkruajti ai në Twitter. “Nëse nuk ka ndryshime, ne do të vendosim veton ndaj Brexit-it”.

E ndërsa Spanja kërcënon, vet banorët e Gjibraltarit thonë se po shfrytëzohen si “gurë shahu” në një përplasje për pushtet.

“Nuk mund të kuptohet sesi një vend me sipërfaqe gjysmëmilioni kilometrash katror, me një popullatë prej 46 milionë banorësh, shpenzon kaq shumë energji për një vend me sipërfaqe 6.8 km katrorë dhe me vetëm 30 mijë banorë”, tha një qytetar.

Banorët e Gjibraltarit votuan në masën 96 për qind për të qëndruar në BE, në referendumin për “Brexit”-in të vitit 2016.

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori