LAJMI I FUNDIT:

Termokosi fillon zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të Qytetit

Termokosi fillon zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të Qytetit

Ngrohtorja “Termokos” ka filluar punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Termokosi njofton se në kuadër të këtij projekti do të kyçen në rrjetin e ngrohjes 62 objekte me 767 njësi banesore.


“Kryeshefi Ekzekutiv i NP ‘Termokos’ SH.A., z. Fisnik Osmani  me aksionarët e ndërmarrjes znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija, morën pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për lagjen në afërsi të Parkut të qytetit”.

“Në kuadër të këtij projekti do të përfitojnë shumë qytetarë të kësaj lagjeje, ku do të kyçen në rrjetin e ngrohjes 62 objekte me 767 njësi banesore me 106.145 m/2 sipërfaqe”, thuhet në njoftimin për media.

Projekti bëhet e ditur se është bashkëfinancuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Dukata e Madhe e Luksemburgut nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe nga NP “Termokos”.

“Sipas planit dinamik, shtrirja e rrjetit të gypave të ngrohjes për këtë lagje planifikohet të zgjasë disa muaj. NP “Termokos” SH.A. kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat eventuale, që do të paraqiten gjatë realizimit të punimeve dhe paraprakisht i falënderon ata për bashkëpunimin!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori