Ish-ministrja dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se Isa Mustafa do të ishte dashur shumë më herët të largohet nga LDK-ja.
“Isa Mustafa do të ishte dashur shumë më herët të largohet nga drejtimi i LDK-së për shumë arsye. Nuk po hyjë në çështjet shëndetësore, lutem që ai të ketë shëndet të mirë dhe të gjithë njerëzit në botë të kenë shëndet”.
Tërmkolli në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK.
“Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK. Isa Mustafa kurrë nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Isa Mustafa është bërë pjesë e LDK-së kur ka ardhur në krye të Prishtinës, madje edhe atëherë nuk është anëtarësuar në LDK”.
“…Të jesh pjesë e LDK-së duhet të jesh pjesë e ndërtimit të saj, politikave të saj, pjesë e asaj që e mban frymën gjallë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila iu ka pri proceseve më të rëndësishme në bërjen e shtetit të Kosovës dhe në ecjen e Kosovës përpara”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se me këtë lidership, LDK-së i ka rënë fryma shtet ndërtuese.
“Ka shumë njerëz që dëshirojnë ta largojnë Isa Mustafën nga aty, por thjesht nuk duan të flasin”.
Tërmkolli ka thënë se LDK-ja duhet të ketë një lider që se pari i kthen partisë identitetin politik.
“LDK-ja ka brenda vetes personalitete të jashtëzakonshme që e njohin frymën e LDK-së identitare. Ka mundësi të bëhet një zgjidhje qoftë ajo edhe konsensuale. Le të fillohet nga Fatmir Sejdiu e të gjithë të tjerët që janë pjesë e LDK-së identitare”, tha ndër të tjera Melihate Tërmkolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend