LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli: Brenda mandatit të Biden do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, ndryshe Kurti rrëzohet nga pushteti

Tërmkolli: Brenda mandatit të Biden do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, ndryshe Kurti rrëzohet nga pushteti

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se është momenti i fundit që Kosova të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, gjatë kohës kur presidenti Joe Biden është në krye të Shteteve të Bashkuara.

“Shpejt jo, mbase brenda mandatit të Biden sepse Amerika nuk ka më kohë që të merret më me Ballkanin dhe Kosovën. Mbase e kemi momentin e fundit ku na duhet shumë punë që ne të ulemi bashkë dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, u shpreh Tërmkolli.


Ajo gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se deri më tani nuk është që kemi parë diçka konkrete në dialogun Kosovë-Serbi, duke shtuar se fatkeqësisht kjo qeverisje ka rrëshqitur në dialog teknik.

“Përveç atij takimit të parë që u mëndu se do të ketë diçka, fatkeqësisht te dialogu kemi vetëm fjalë, dhe nuk ka asnjë ide, koncept, projekt. Jemi larg një marrëveshje, edhe kjo qeveri ka rrëshqitur në bisedime teknike”, është shpehur Tërmkolli.

Ajo ka shtuar se mesazhi kryesor i gjithë miqve tanë është që duhet të ketë një marrëveshje finale dhe se nuk ka më kohë.

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli gjatë intervistës në “Përballje”/Foto: Ridvan Slivova

“Problemi është qasja ndaj dialogut, edhe Albin Kurti dhe kryeministrat më herët e kanë ditur që kanë me ba një marrëveshje. Marrëveshja duhet të jetë në interes të qytetarëve, por nuk mundemi me u fsheh me vite pas afatit se na duhet kohë, por edhe koha e ka një kohë”, tha Tërmkolli.

Hyrjen në bisedime në vitin 2011, ish-deputetja e cilësoi si gabimin më katastrofik që Kosova ka bërë pas shpalljes së pavarësisë.

“Asnjë e keqe nuk është bërë pa ne, askush nuk na ka faj pse ne kemi hy në bisedime në vitin 2011 që ka qenë vendimi më katastrofal që ka ndodhur pas pavarësisë. Serbia nuk ka bërë asnjëherë lojë, ajo fatkeqësisht është në situatë më të favorshme se ne”, tha Tërmkolli.

Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë
Lexo po ashtu Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

Ish-deputetja shtoi se ose do të ketë marrëveshje finale, ose Albin Kurti bie nga pushteti.

“Këto janë çështje që i përkasin krejt shtetit dhe qytetarëve, pozitë e opozitë. Ne është dashur që të ndërtojmë një konsensus të brendshëm politikë, që as nuk kemi nis me ndërtu. Kur e ndërton këtë konsensus të brendshëm fillon e ndërton procesin se çfarë po duam”, u shpreh ajo.

Tërmkolli ka folur edhe për iniciativën e “Open Ballkanit”, duke thënë se e ka kundërshtuar qysh në fillim dhe vazhdon ta kundërshtoj.

Sipas saj kjo është një iniciativë me atë të së cilës tentohet krijimi i të ashtuquajturës Jugosllavi e re.

“Është puro sipas mendimit tim vazhdimësi e projekteve hegjemone të serbëve për të krijuar të ashtuquajturën Jugosllavi e re. Monitoruesi i vetëm është Vuçiqi”, tha Tërmkolli.

Ajo në fund pati edhe një fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili po e mbështet këtë iniciativë.

“Edi Rama ia ka kaluar edhe Enver Hoxhës në këtë pikë në raportet me Serbinë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori