LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Korçë flet një banor: Ndjehem i rrezikuar, nuk dua para por dua shtëpi

Tërmeti në Korçë flet një banor: Ndjehem i rrezikuar, nuk dua para por dua shtëpi

Një tërmet i fortë ka lëkundur sot Shqipërinë. Tërmeti ka pasur si epiqendër qytetin e Korçës dhe kishte një magnitutë 5.2.

Një banor nga fshati Vidohovë pas kësaj situatë ka thënë: “Kam dëm në shtëpi. Dëmet më kanë ardhur që nga tërmetet e para. Kemi frikë të rrimë brenda, por s’kemi ku të vemi. Ndjehem i rrezikuar. Nuk dua para, dua shtëpi. Deri më tani në shtëpinë time nuk është bërë asnjë riparim”, tregon ai.


Tërmet në Korçë, lëkundjet ndjehen edhe në disa qytete
Lexo po ashtu Tërmet në Korçë, lëkundjet ndjehen edhe në disa qytete

Ndryshe, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë si Tiranë, Elbasan, Gjirokastër. Gjithashtu lëkundjet u ndjen dhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. /tch/