LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare vë në dispozicion një numër emergjence

Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare vë në dispozicion një numër emergjence

Pas tërmetit në Itali, ambasada shqiptare atje, ka vënë në dispozicion numrin +39 3420498192, për të gjithë shqiptarët që mund të ndodhën në zonat e Italisë Qendrore.

Sipas një njoftimi për media, ky numër do të jetë aktiv 24 orë.


“Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore. Ambasada qëndron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/