Dëmi total nga tërmeti i cili me fuqi prej 5,1 ballësh, sipas shkallës së Rihterit, goditi rajonin e Ohrit më 3 korrik është 58 milionë denarë, që është më pak se 1 milion euro.
11 nga gjithsej 854 objekte në Ohër janë të rrezikshëm për të jetuar dhe kanë pësuar dëmet më të mëdha nga tërmetet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për vlerësime i ka ndarë në tre kategori sipas shkallës së dëmeve, ndërsa përfundimi është se 11 shtëpi (pjesa më e madhe në Kosel) janë të rrezikshme, ndërsa tek të tjerat është evidentuar dëm më i vogël.
Sipas të gjitha procedurave ligjore, më së voni për një vit qytetarët dhe personat juridikë do të duhet të marrin dëmshpërblim.
Në periudhën e kaluar në Ohër ndodhën mbi 3.000 mijë tërmete me intensitete të ndryshme./Telegrafi/