Në zonën e Floqit e cila ishte epiqendra e tërmetit që u regjistrua mëngjesin e sotëm janë ngritur çadrat ku do të strehohen disa nga familjet e dëmtuara.
Deri tani sipas Shtabit të përgjithshëm të Emergjencave raportohet për mbi 100 shtëpi të prekura nga tërmeti.
Mbi 100 banesa raportohen të dëmtuara nga tërmeti në qytetin e Korçës dhe në disa fshatra të saj.
Prefekti Dhori Spirollari mblodhi Shtabin e Emergjencave për situatën.
Banorët e Floqit, Mollasit dhe Nikolicës të cilëve u janë shkatërruar totalisht shtëpitë do të strehohen në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe në ambiente të tjera.
Tek epiqendra e lëkundjeve mbërriti edhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako. Ai tha se të gjithë banorët do të furnizohen me ushqime. Goditjet e fuqishme të tërmetit u regjistruan mëngjesin e së shtunës, mbi 15 të tilla. Ato vazhduan dhe mbrëmjen e sotme.
Lëkundjet vazhduan gjatë ditës me një intensitet më të ulët si në qytet ashtu edhe në fshatra. Juglindja nuk kishte parë të tilla tërmete që prej vitit 1960.
Dëmtime ka në shtëpitë e amortizuara, kryesisht ndërtime të viteve 1960 -1980.
Policia ka kaluar në gjendje gatishmërie.
Disa fshatra të Korçës rrezikojnë të mbeten pa energji pasi janë drejt shembjes kabinat elektrike, raportojnë mediat shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare