eksperti-banner

Një tërmet ka goditur mesditën e sotme jugun e Shqipërisë.

Në orën 15:54 është regjistruar një termet me madhësi 3.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 14.6 km.


Epiqendra është lokalizuar 15 km në Jug të Tepelenës, afër fshatit Zhulat.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 4 ballë sipas shkallës MSK-64.

Nuk ka pasur njoftime për dëme.

EB4F5453 117E 4EF8 ACD8 B9A0A8F4EDA6