LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet testimi ekstern?

Tërhiqet testimi ekstern?

Përfaqësues të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme pretendojnë se do të tërhiqet testimi ekstern në vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se një gjë të këtillë e ka thënë ministri Pishtar Lutfiu, gjatë takimit në mes të tij dhe nxënësve, që u mbajt para disa ditësh.


Jasir Asani nga Unioni i nxënësve, ka thënë për Alsat-M, se vetë ministri dhe shefi i kabinetit të tij, janë deklaruar se shpresojnë që nga viti i ardhshëm, të mos ketë më testim ekstern.

Edhe këshillëtari i në Ministrinë e arsimit, Safet Neziri, thotë se janë marrë parasysh kërkesat e nxënësve. Megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar nga ministria e arsimit, nëse një gjë e këtillë do të ndodhë./Telegrafi/