Tërë jetën gabimisht e përdorim frigoriferin! Përse këtë askush më parë nuk na ka treguar?

Nëse dëshironi të ruani sa më gjatë freskinë e artikujve tuaj ushqimorë, atëherë patjetër ju duhet udhëzimi për përdorim të frigoriferit.
Po ju zbulojmë trukun, i cili do të zgjidhë të gjitha problemet tuaja me vendosjen e ushqimit, transmeton Telegrafi.
Hapësira në frigorifer ndonjëherë është e pamundshme të përdoret në mënyrë të drejtë. Megjithatë, ekzistojnë disa propozime se si amvisave t’u lehtësohet jeta.
Kjo me siguri është mënyra e mundshme më e mirë për paketimin e artikujve ushqimorë në frigorifer.
Në këtë mënyrë ushqimi do të qëndrojë më gjatë në frigorifer, ndërkaq hapësira do të jetë e shfrytëzuar në mënyrë të drejtë.
Këtu në rend të parë mendohet për artikujt të cilët përdoren për kafjall, siç janë djathi, jogurti i pemëve, përpunimet e mishit.
Në raftin e mesëm më së miri është të vendosni mishin e zier dhe mbetjet e racionit, të cilat do të duhet t’i paketoni në kuti të vogël.
Në dollapët që gjenden anash frigoriferit vendosni lëngjet, majonezën dhe artikujt e konservuar.
Rekomandohet që pemët dhe perimet të ruhen në raftin e poshtëm, në mënyrë që të ruajnë freskinë.
Gjithashtu nuk duhet të vendosni bukën dhe verën mbi frigorifer, sepse ngrohtësia shpejt do t’i prishë. /Telegrafi/























































