LAJMI I FUNDIT:

Terapisti i paarmatosur me ngjyrë, qëllohet nga policia derisa po ndihmonte pacientin me autizëm (Video)

Terapisti i paarmatosur me ngjyrë, qëllohet nga policia derisa po ndihmonte pacientin me autizëm (Video)

Një video e publikuar së fundmi në internet nga mediat amerikane, shfaqet momenti kur një burrë i paarmatosur me ngjyrë nga Florida qëllohet me armë zjarri nga policia, edhe përkundër faktit që po qëndronte i shtirë në tokë me duart e ngritura lart, duke u munduar të ndihmojë një burrë me autizëm.

Terapisti Charles Kinsey ishte dërguar me urgjencë në spital, pasi është qëlluar tri herë në këmbë nga një polic i Miamit, transmeton Telegrafi.


Gjatë një interviste dhënë WSVN-TV, Kinsey ka deklaruar se në ato momente ishte munduar ta qetësojë pacientin i cili ishte larguar nga qendra.

Pas disa orëve kërkime, ai kishte arritur ta gjej pacientin e ulur në mes të rrugës, duke luajtur me një kamion lodër.

Në video mund të shihet trapisti me ngjyrë duke qëndruar i shtrirë në tokë me duart e ngritura larg, ku pranë tij qëndronte pacienti me autizëm të cilit në ato momente mundohej t’i ndihmonte.

Por duket se lodra që po e mbante në duar pacienti me autizëm, bëri të policia të dyshoj se bëhet fjalë për ndonjë armë zjarri, që në fund rezultoi të jetë vetëm një lodër. /Telegrafi/