Tenton të kryejë vjedhje në një lokal në Prishtinë, gjatë arrestimit sulmon zyrtarët policorë

Një person pasi ka tentuar të kryej vjedhje në një lokal, është identifikuar nga policia, mirëpo gjatë arrestimit ai ka rezistuar dhe i ka sulmuar dy zyrtarët policor dhe një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 04:30 në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësorë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person ka tentuar të kryej vjedhje në lokalin e tij. Pas identifikimit dhe gjatë arrestimit i dyshuari mashkull kosovar duke rezistuar i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë dhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/




















































