Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, saktësisht të kontrabandimit të 222 kilogramë mish derri.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të një veture janë gjetur 22 pako mish derri, secila me peshë 10 kilogramë.


“Sot, më datë 06.08.2025, njësia policore kufitare, gjatë, patrullimit në fshatin Zernosek të Leposaviqit ka ndaluar një person të dyshuar B.M.,1991, i cili kishte kaluar nga territori i Serbisë në atë të Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. I njëjti ishte duke drejtuar një veturë udhëtarësh me targa vendore ku gjatë kontrollit janë gjetur të ngarkuara rreth 22 pako mish derri, secila me peshë rreth 10 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar të hapet rasti ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare’, kurse malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme nga njësitë doganore. /Telegrafi/