Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi i njëjti ka kaluar kufirin ilegalisht.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 16:10 në Vërmicë, ndërsa i njëjti kishte tentuar të hyjë në Kosovë përmes rrugëve malore.


“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte hyrë rrugëve malore në Kosovë dhe nuk posedonte ndonjë dokument me vete”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/