LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta rrëmbej vajzën në qendër të Novi Pazarit, kalimtarët e rastit e bëjnë për spital (Video, +18)

Tentoi ta rrëmbej vajzën në qendër të Novi Pazarit, kalimtarët e rastit e bëjnë për spital (Video, +18)

Skena të tmerrshme kanë ndodhur në Novi Pazar, ku një burrë i panjohur tentoi një nëne t’ia rrëmbejë vajzën, por këtë tentim e parandaluan kalimtarët e rastit.

Sipas medieve lokale, e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të enjten në qendër të qytetit, kur një burrë iu afrua një gruaje dhe ia rrëmben fëmijën, transmeton Telegrafi.


Sipas një dëshmitari që ishte në vendin e ngjarjes, gruaja kishte filluar të bërtas dhe ishte munduar t’i marrë nga dora fëmijën burrit që ia kishte rrëmbyer.

“E gjithë ngjarja u zhvillua brenda pak sekondave. E kam dëgjuar gruan duke tentuar ta godasë burrin i cili mbante në duar vajzën. Në ato momente ai lëshon vajzën në tokë dhe e godet gruan dhe tenton të ikë nga vendi i ngjarjes, por aty shfaqen kalimtarët e rastit të cilët e përplasin për tokë sulmuesin dhe fillojnë ta rrahin keq”, ka deklaruar një dëshmitar.

E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet një turmë njerëzish duke e goditur grushta e shkelma, burrin që tentoi ta kidnapojë vajzën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

Botë
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Kalo në kategori